Behrami: Ngjitja e Dimalit në shkallët e Kryetarit të Kuvendit është fillimi i rrëzimit të iluzionit për Lëvizjen Vetëvendosje
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar sot në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, për çka ka thënë se ngritja e Dimalit, është fillim i rënies së Kurtit. Ai ka thënë se për 4 muaj kanë kërkuar nga Albin Kurti, një emër kredibil, atdhetar, personalitet me gravitet patriotik, një person…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka shkruar sot në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, për çka ka thënë se ngritja e Dimalit, është fillim i rënies së Kurtit.
Ai ka thënë se për 4 muaj kanë kërkuar nga Albin Kurti, një emër kredibil, atdhetar, personalitet me gravitet patriotik, një person depolarizues, unifikues, si dhe një emër që ishte dhe e do UÇK-në.
Behrami ka thënë edhe se kanë pritur se do të propozohej Shqipe Selimi, por që Kurti e ka propozuar Dimal Bashën, shkruan lajmi.net.
“Dimal Basha, që e kriminalizon UÇK-në, që citon Dick Martyn, që e përhap narracionin serb për financimin e UÇK-së është më i vlerësuar nga Kurti sesa Shqipe Selimi, Glauk Konjufca dhe Saranda Bogujevci! Tani Kurti nuk mund të fshihet më mbrapa Glaukut, i cili shërbeu si mburoja e fundit e tij. Ajo u rrënua në momentin që ne e demaskuam, përmes jetësimit të një zotimi publik”, ka shkruar Behrami.
Ai ka thënë se votimi i Dimal Bashës si kryeparlamentar dhe largimi i Liburn Aliut nga pozita e ministrit, e bëjnë të pamundur që Albin Kurti të fshihet ende pas politikës anti-UÇK.
“Prandaj, nuk mundesh me qenë kundër Albin Kurtit dhe po ashtu kundër Dimal Bashës kryeparlamentar. Vetëm kështu merr formë e vërteta për Albin Kurtin! Dimali është përfaqësimi më autentik i politikës së Albin Kurtit. Tashmë të gjithë e kanë të qartë: ngjitja e Dimalit në shkallët e Kryetarit të Kuvendit është fillimi i rrëzimit të iluzionit për Lëvizjen Vetëvendosje!”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: