“Një fëmijë i vogël”: Dimal Basha tha se ishte student kur u publikua punimi tmerrues për UÇK-në, por i kishte 33 vjet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, një ditë pasi u zgjodh në këtë detyrë, u përfshi në një zhvillim skandaloz. Atij iu publikua një punim i vitit 2012 ku si bashkautor, fliste zi e terr për UÇK-në. Basha u arsyetua duke thënë se ka qenë autor i vetëm një kapitulli, dhe se ishte student.…

Lajme

28/08/2025 08:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, një ditë pasi u zgjodh në këtë detyrë, u përfshi në një zhvillim skandaloz.

Atij iu publikua një punim i vitit 2012 ku si bashkautor, fliste zi e terr për UÇK-në.

Basha u arsyetua duke thënë se ka qenë autor i vetëm një kapitulli, dhe se ishte student.

Por, në kohën kur ky punim doli, Dimal Basha rezulton se i ka pasur 33 vjet. Ndoshta punimin nuk e ka shkruar “një fëmijë i vogël”.