Kryetari u zgjodh, por a do të arrihet sot konstituimi i Kuvendit?
Deputetët e zgjedhur të popullit do t’i drejtohen edhe sot sallës plenare të Kuvendit, në mënyrë që ta arrijnë konstituimin e tij. Ani pse Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar, e që për nënkryetarë të tij votat “për” i morën Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala, institucioni legjislativ i vendit prapë nuk arriti të funksionalizohej.…

Lajme
Deputetët e zgjedhur të popullit do t’i drejtohen edhe sot sallës plenare të Kuvendit, në mënyrë që ta arrijnë konstituimin e tij.
Ani pse Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar, e që për nënkryetarë të tij votat “për” i morën Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku e Kujtim Shala, institucioni legjislativ i vendit prapë nuk arriti të funksionalizohej.
Kjo pasi kandidatët e propozuar për nënkryetarë nga komuniteti serb nuk morën votat e mjaftueshme.
Se a do t’i jepet fund ngërçit institucional sot, gjithçka kuptohet nga ora 11:00!