Haradinaj takohet me Troccaz: Franca është partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. Haradinaj ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim si dhe gjithashtu është partnere e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha. “Në takim…

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.
Haradinaj ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim si dhe gjithashtu është partnere e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.
“Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon. Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook: