Haradinaj shpërthen keq ndaj PDK-së: Horra, Dimal Basha ua psh**** burrërinë – nanat ju lujshin në livadhin e tij

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ia mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje votimin e kandidatit të tyre për kryetar Kuvendi. Ai teksa përdori gjuhë goxha të rëndë e kritikuese, të njëjtit i ka quajtur edhe horra, e për të cilët beson se do ta marrin ndëshkimin e meriturar…

Lajme

27/08/2025 11:03

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ia mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje votimin e kandidatit të tyre për kryetar Kuvendi.

Ai teksa përdori gjuhë goxha të rëndë e kritikuese, të njëjtit i ka quajtur edhe horra, e për të cilët beson se do ta marrin ndëshkimin e meriturar shumë shpejt në zgjedhje, transmeton lajmi.net

Madje, Haradinaj shprehet se votimi i Dimal Bashës për kryekuvendar është përdhosje për të njëjtit.

“Heu, po nanat ju lujshin në livadhin e Dimal Bashës! Ani, kur po thuni se ju e mbani fjalën e dhënë…!?

Po qe, sa herë more horra na keni rrejtë, e tash po thirreni në fjalën e dhënë… po atë fjalën e dhënë kur kërkuat vota, ku e latë apo e harruatë!?

Mos po doni me thanë tash se: “Jo, nuk jau mundësojmë qeverinë”…!?

Ju që e votuat Dimalin, ju mundoheni të jeni pasqyra e tij, por jo! Ai ju shkeli dhe përdhosi ju, sepse ai megjithatë ka vota sa katër herë ju!!!

Tani livadhisni edhe ju në livadhin e tij.

Shpejt do shkoni në zgjedhje dhe aty do merrni shpërblimin për këtë “mbajtje fjale” e “burrni” që keni, e që Dimali ua pshurri…

Urime marrëveshja e këshilluar nga Dejona Mihali & Adil Behrami. Meqë F.B. e ka ndaluar videon… besoj se e keni ju vet në memoriet e juaja!!”, ka shkruar ai.