Arbnor Muja drejt largimit nga Turqia – Anderlecht favorit për transferimin e tij
Arbnor Muja pritet të largohet nga Samsunspor pas një sezoni të vështirë në Superligën turke, ku nuk arriti të konsolidohej si titullar. Mungesa e minutave në klub ka ndikuar edhe në humbjen e vendit të tij në Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton lajmi.net Sipas Nieuwsblad Sport, dy skuadra nga Belgjika janë vënë në garë për shërbimet…

Sport
Arbnor Muja pritet të largohet nga Samsunspor pas një sezoni të vështirë në Superligën turke, ku nuk arriti të konsolidohej si titullar.
Mungesa e minutave në klub ka ndikuar edhe në humbjen e vendit të tij në Kombëtaren e Shqipërisë, transmeton lajmi.net
Sipas Nieuwsblad Sport, dy skuadra nga Belgjika janë vënë në garë për shërbimet e mesfushorit kosovar: Saint-Truidense VV (STVV) dhe gjiganti belg Anderlecht – me këtë të fundit që shihet si favorit absolut për të nënshkruar me Mujën.
Një rikthim në futbollin belg, ku Muja kishte lënë përshtypje pozitive me Antwerp-in, mund të jetë vendimtar për ringritjen e tij si në nivel klubor, ashtu edhe për një rikthim të mundshëm në listën e kuqezinjve të Shqipërisë./lajmi.net/