Me 101 vota për zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit- Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala

Në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit. PDK propozoi Vlora Çitakun për nënkryetare, kurse LDK-ja propozoi Kujtim Shalën. Pas kësaj, propozimet u hodhën në votim ku të pranishëm janë 110 deputetë. Me 101 vota për, asnjë votë kundër të…

Lajme

26/08/2025 14:19

Në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit. PDK propozoi Vlora Çitakun për nënkryetare, kurse LDK-ja propozoi Kujtim Shalën.

Pas kësaj, propozimet u hodhën në votim ku të pranishëm janë 110 deputetë.

Me 101 vota për, asnjë votë kundër të propozuarit tanimë u zgjodhën si nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj u theksua se Kuvendi zgjodhi tre nënkryetarët./Lajmi.net/