Çka po “zihet” tani për nënkryetarët? Askush nga Vetëvendosje nuk kthehet në Kuvend
Edhe pse parashihej që seanca të fillonte pas një ore, ashtu siç edhe deklaroi kryetari i sapozgjedhur Dimal Basha- një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje tanimë janë bërë gati 2 orë që kur Basha çoi Kuvendin në pauzë, e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë kthyer asnjë në sallë. Aty tanimë janë ulur deputetët…

Lajme
Edhe pse parashihej që seanca të fillonte pas një ore, ashtu siç edhe deklaroi kryetari i sapozgjedhur Dimal Basha- një gjë e tillë nuk ndodhi.
Madje tanimë janë bërë gati 2 orë që kur Basha çoi Kuvendin në pauzë, e deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë kthyer asnjë në sallë.
Aty tanimë janë ulur deputetët e PDK-së dhe ata nga LDK-ja, por jo edhe nga Vetëvendosje.
Seanca që parashihej të nis në ora 12:30 s’ka filluar ende, e në publik janë shtuar pikëpyetjet se çfarë në fakt po përgatit Vetëvendosje kësaj radhe, e çfarë planesh po thuren për nënkryetarët./Lajmi.net/