Bllokadë e re? – VV, në emër të patriotizmit, pritet të krijojë një ngërç të ri në zgjedhjen e nënkryetarëve – po tentohet ndryshimi i procedurës
Një bllokadë e re mund të ndodh në vazhdimin e seancës së re të Kuvendit, kur pritet të votohen nënkryetarët e Kuvendit, pasi siç po raportohet, VV ka ndryshuar ‘lojën’. Burime të Periskopit kanë thënë se partia që drejtohet nga Albin Kurti po tenton të ndryshoj procedurat dhe që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç…

Lajme
Një bllokadë e re mund të ndodh në vazhdimin e seancës së re të Kuvendit, kur pritet të votohen nënkryetarët e Kuvendit, pasi siç po raportohet, VV ka ndryshuar ‘lojën’.
Burime të Periskopit kanë thënë se partia që drejtohet nga Albin Kurti po tenton të ndryshoj procedurat dhe që nënkryetarët e Kuvendit të votohen veç e veç.
Kjo sipas këtij burimi po bëhet nga VV`ja ‘kinse’ për shkak të nënkryetarit që i takon Listes Serbe.
“Situata po komplikohet… po shkojmë drejt një bllokada te re. VV po tentohet te shes patriotizëm duke ndarë veç e veç për votim nënkryetarët e Kuvendit, këtë po e bëjnë kinse për shkak të Listes Serbe”, ka thënë ky burim.