Ta ndihmojmë Afërditën nga Peja – Fondacioni “Golden Eagle” i përgjigjet thirrjes për ndihmë

Historia prekëse e Afërditës, një gruaje nga Peja që prej 7 vitesh vuan nga një tumor, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve, pasi u publikua më herët nga portali JOQ Albania. E vetme, pa familje dhe pa përkrahje financiare, ajo kërkoi ndihmë për të përballuar shpenzimet mjekësore dhe për të pasur dikë pranë që do…

Lajme

26/08/2025 13:16

Historia prekëse e Afërditës, një gruaje nga Peja që prej 7 vitesh vuan nga një tumor, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve, pasi u publikua më herët nga portali JOQ Albania.

E vetme, pa familje dhe pa përkrahje financiare, ajo kërkoi ndihmë për të përballuar shpenzimet mjekësore dhe për të pasur dikë pranë që do kujdesej për të, raporton lajmi.net

Në një akt solidariteti dhe humanizmi, fondacioni “Golden Eagle”, i udhëhequr nga presidenti Shaqir Palushi, ka reaguar menjëherë duke dhuruar 5000 euro për Afërditën.

Ky kontribut synon të ndihmojë në përballimin e nevojave të saj mjekësore dhe jetësore.

Fondacioni “Golden Eagle” është tashmë i njohur për mbështetjen e vazhdueshme ndaj njerëzve në nevojë dhe për përkushtimin ndaj kauzave humane në Kosovë dhe më gjerë.

Kjo ndihmë nuk është e para dhe tregon për angazhimin e tyre të pandalshëm në përmirësimin e jetës së personave të prekur nga shëndeti.

Për të gjithë ata që duan të ndihmojnë zonjën Afërdita, ndihma është ende e mirëseardhur. Kontributet mund të bëhen duke kontaktuar në numrin: 📞 +383 49 174 862.

“Mirësia shpëton jetë”./Lajmi.net/