Sot e votuan, por para pak muajve Dimal Basha opozitarët i quajti “langareca”

Dimal Basha është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Zgjedhja e tij pas shumë muajve ngërç politik e e institucional u mundësua edhe fal votave që mori nga deputetët e PDK-së dhe nga të tjerë të AAK-së. Basha tanimë është në krye të Kuvendit të Kosovës, anipse shumë kandidatë të tjerë u kundërshtuan  disa…

Lajme

26/08/2025 12:09

Dimal Basha është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhja e tij pas shumë muajve ngërç politik e e institucional u mundësua edhe fal votave që mori nga deputetët e PDK-së dhe nga të tjerë të AAK-së.

Basha tanimë është në krye të Kuvendit të Kosovës, anipse shumë kandidatë të tjerë u kundërshtuan  disa herë radhazi.

Por është pikërisht Dimal Basha që pak muaj më parë, opozitën i quante “langareca”, transmeton lajmi.net.

Me fjalën ofenduese të cilën mundohej ta mbulonte, Dimal Basha ofendonte hapur opozitarët, që sot shumë prej tyre ia mundësuan të ulet në krye të Kuvendit të Kosovës.

“Ku jeni o ***** Për katër vjet, me media, me oligarkë, me miliona, me drejtësi, me Serbi… krejt bashkë edhe krejt këtë marre për 1% në vit a? Heeeej, edhe në fushatë jenir rrasë duke vrapu si langareca edhe prapë s’un e lëvizët! I palëvizshmi, i palëkunduri, i pathyeshmi.. Kryeministri KURTI!”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/