Dimal Basha flet si kryeparlamentar: Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica, sepse liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përvetësuar

Me me 73 vota pro në seancën e sotme konstituive, Dimal Basha është zgjedhur zyrtarisht kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pas konfirmimit në detyrë, ai mori fjalën nga foltorja për të bërë falënderimet e para në postin e ri, raporton lajmi.net “E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu dua të falënderoj Avni Deharin dhe…

Lajme

26/08/2025 11:37

Me me 73 vota pro në seancën e sotme konstituive, Dimal Basha është zgjedhur zyrtarisht kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas konfirmimit në detyrë, ai mori fjalën nga foltorja për të bërë falënderimet e para në postin e ri, raporton lajmi.net

“E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu dua të falënderoj Avni Deharin dhe Sala Jasharin për mbajtjen e këtyre seancave,” tha Basha.

Ai e cilësoi Kuvendin si simbol të demokracisë dhe përfaqësimit qytetar:

“E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë.”

Në fjalimin e tij, kryeparlamentari i ri theksoi vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, duke nënvizuar se interesat personale nuk duhet të vendosen mbi interesin e përbashkët:

“Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica, sepse liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përvetësuar”, tha ai./Lajmi.net/