Vetëvendosje nuk heq dorë, propozon Dimal Bashën për Kryekuvendar

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në seancën e radhës. Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi që të propozojë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje propozoi disa emra si: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci e Dimal Basha. Asnjëri nga të propozuarit…

Lajme

26/08/2025 11:23

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në seancën e radhës.

Në këtë seancë, Lëvizja Vetëvendosje zgjodhi që të propozojë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje propozoi disa emra si: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci e Dimal Basha.

Asnjëri nga të propozuarit nuk morën votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur si kryekuvendar.

Mbetet të shihet se si do të votohet sot për Bashën./Lajmi.net/