Limaj: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk merr pjesë në votim pro për askënd

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar edhe një herë qëndrimin e partisë së tij lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë për mediat pak para nisjes së seancës së sotme, Limaj tha se Nisma nuk do të marrë pjesë në votim për asnjë kandidat, pa një marrëveshje politike…

Lajme

26/08/2025 11:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar edhe një herë qëndrimin e partisë së tij lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat pak para nisjes së seancës së sotme, Limaj tha se Nisma nuk do të marrë pjesë në votim për asnjë kandidat, pa një marrëveshje politike të qartë, raporton lajmi.net

“Që nga dita e parë qëndrimi i Nismës ka qenë konsistent. Ne nuk luajmë lojën e pingpongut, një tallje me shtetin. Na duhet marrëveshje politike – pa marrëveshje politike nuk marrim pjesë për votim pro të askujt”, deklaroi Limaj.

Ai shtoi se është e domosdoshme që subjektet politike të sillen me përgjegjësi në këtë fazë./Lajmi.net/