Durmishi e bën përhajr me veturë urën e re mbi Ibër, shkel rregullat e komunikacionit gjatë vozitjes
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është parë të martën në mëngjes duke kaluar për herë të parë mbi urën e re në Mitrovicë, në një xhiro që ai vetë e ka quajtur “përhair”. Në pamjet e publikuar shihet Durmishi duke vozitur një xhip të zi, që me gjasë i përket institucioneve shtetërore, raporton lajmi.net Megjithatë,…

Lajme
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është parë të martën në mëngjes duke kaluar për herë të parë mbi urën e re në Mitrovicë, në një xhiro që ai vetë e ka quajtur “përhair”.
Në pamjet e publikuar shihet Durmishi duke vozitur një xhip të zi, që me gjasë i përket institucioneve shtetërore, raporton lajmi.net
Megjithatë, gjatë kësaj xhiroje simbolike, zëvendësministri ka kryer dy shkelje të qarta të rregullave të komunikacionit.
E para, ai shihet duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, një veprim i ndaluar me ligj dhe për të cilin qytetarët e zakonshëm zakonisht gjobiten nga Policia e Kosovës.
E dyta, gjatë kalimit mbi urë, Durmishi shkel disa herë vijën e plotë rrugore, një tjetër shkelje e kodit të komunikacionit. Mund të jetë edhe për shkak të përqendrimit në ekranin e telefonit që kishte në dorë, gjë që mund të ketë ndikuar në shpërqendrimin e tij nga rruga.
Pavarësisht se në video duken disa zyrtarë policorë të pranishëm anash rrugës, nuk është parë ndonjë reagim apo ndërhyrje nga ana e tyre për shkeljet e bëra nga zëvendësministri.
Më vonë, vetë Durmishi publikoi videon e incizuar gjatë vozitjes, duke e ndarë me qytetarët si një moment simbolik të funksionalizimit të urës./Lajmi.net/