Bie fluksi i pritjeve, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra. Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Merdarë, Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë ku raportohen pritje deri…

Lajme

26/08/2025 10:32

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç në Merdarë, Jarinjë dhe te Dheu i Bardhë ku raportohen pritje deri 10 minuta. Poashtu pritjet në dalje janë më të shkurtra se në mëngjes.

Raportohen pritje deri 20 minuta te Dheu i Bardhë, 15 minuta në Jarinjë dhe 15 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 10:18 të mëngjesit.