“Njeti mirë”- “Duam Kuvend”- porositë që iu lanë deputetëve në hyrje të Kuvendit të Kosovës
Sot pritet të zhvillohet seanca e radhë e Kuvendit të Kosovës. Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Lëvizja Vetëvendosje hodhi në votim për Kryekuvendare një herë emrin e Albulena Haxhiut, e pas këtij dështimi vazhdoi të propozojë thuajse kë i ra në mend. Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci e deri tek edhe Dimal Basha. Derisa sot…

Lajme
Sot pritet të zhvillohet seanca e radhë e Kuvendit të Kosovës.
Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Lëvizja Vetëvendosje hodhi në votim për Kryekuvendare një herë emrin e Albulena Haxhiut, e pas këtij dështimi vazhdoi të propozojë thuajse kë i ra në mend.
Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci e deri tek edhe Dimal Basha.
Derisa sot pritet të shihet se cila do të jetë befasia e radhës në propozim, para Kuvendit të Kosovës janë vendosur edhe disa pankarta.
Aty ndër të tjerash shkruhet: Njeti mirë dhe se Duam Kuvend./Lajmi.net/