Gërvalla merret me Thaçin edhe pas 5 vitesh në Hagë: Zgjedhja e tij president, gabim i pariparueshëm

Kanë kaluar 5 vjet që kur Hashim Thaçi është në Hagë, dhe Donika Gërvalla, ministre e jashtme në detyrë, vazhdon ta sulmojë. Ajo mbrëmë në Pressing në T7 tha se zgjedhja e tij president, ka qenë gabim i pariparueshëm. “E dini shumë mirë në atë kohë kur u votua Thaçi president, si ka qenë atmosfera,…

Lajme

26/08/2025 08:56

Kanë kaluar 5 vjet që kur Hashim Thaçi është në Hagë, dhe Donika Gërvalla, ministre e jashtme në detyrë, vazhdon ta sulmojë.

Ajo mbrëmë në Pressing në T7 tha se zgjedhja e tij president, ka qenë gabim i pariparueshëm.

“E dini shumë mirë në atë kohë kur u votua Thaçi president, si ka qenë atmosfera, e dini sa aktuale kanë qenë temat e vrasjeve të pasluftës. Ato muaj e ato javë që diskutohej zgjedhja, konsideroj edhe sot që zgjedhja e Hashim Thaçit president ka qenë prej gabimeve të pariparueshme për vendin tonë”, tha ajo.