Sot tentimi i 58-të për konstitumin e Kuvendit të Kosovës- kush do të jetë i/e propozuara e radhës?
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur. Në vazhdimin e seancës së 24 gushtit, partitë politike…

Lajme
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.
Në vazhdimin e seancës së 24 gushtit, partitë politike në Kuvend dështuan të konstituojnë legjislativin e nëntë, duke vazhduar kështu ngërçin politik në vend.
Dy kandidatët e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme.
Partitë politike kanë vazhduar të fajësojnë njëra tjetrën për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 57 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër 58-të.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar të hënën aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.