A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?
Me 18 gusht, Gjykata Kushtetuese, publikoi aktgjykimin e dytë. Përmes tij, edhe një herë, urdhëroi deputetët, ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ndërsa afat për ta bërë këtë, ua dha edhe 30 ditë shtesë. Kjo meqë seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 i shpalli të pavlefshme. “Rrjedhimisht, Gjykata në vijim…

Lajme
Me 18 gusht, Gjykata Kushtetuese, publikoi aktgjykimin e dytë.
Përmes tij, edhe një herë, urdhëroi deputetët, ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa afat për ta bërë këtë, ua dha edhe 30 ditë shtesë.
Kjo meqë seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 i shpalli të pavlefshme.
“Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.
Por, çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet as pas afatit të dytë prej 30 ditësh?
Monitoruesit e punës së organit ligjvënës, thonë se çështja do të kthehet sërish tek autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetueses.
“Duhet pritur një interpretim të radhës nga ana e Gjykatës Kushtetuese, meqenëse ka një kërkesë të parashtruar nga ana e presidentes, pavarësisht që e njëjta është tërhequr, rregullorja që është në fuqi e Kushtetueses, i jep të drejtë Gjykatës që më trajtua atë lëndë dhe me jep përgjigje edhe për çështjet që i ka ngritur presidentja”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI.
E analistët politik Avdi Smajljal thonë se shkelja e Kushtetutës, është normalizuar në Kosovë.
“Këtë deputetët e morën me shumë lehtësi, gjë që normalisht nuk ndodh në vendet me demokraci normale, ku për një politikan, deputet apo ministër, shkelja kushtetuese nënkupton fundin e karrierës politike. Tek ne kjo gjë tanimë është normalizuar e standardizuar. Kam frikë që edhe ky 30 ditësh mund të konsumohet”, është shprehur ai.
Tëvë1 sërish ka pyetur në Gjykatën Kushtetuese, nëse kërkesa e presidentes Vjosa Osmani e dorëzuar me 22 korrik është duke u shqyrtuar, pavarësisht tërheqjes.
Por, edhe një herë Kushtetuesja nuk ka dhënë përgjigje.