Berisha: VV-ja po del me propozime, por nuk e kanë qëllimin e mirë
Veton Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e kryen propozimet, por qëllimin nuk e kanë të mirë për të dalë nga situata. “Ata po dalin me propozime, po i përmbushim obligimet e tyre. Është e drejtë e tyre, por është e paqartë që nuk kanë votën…

Lajme
Veton Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e kryen propozimet, por qëllimin nuk e kanë të mirë për të dalë nga situata.
“Ata po dalin me propozime, po i përmbushim obligimet e tyre. Është e drejtë e tyre, por është e paqartë që nuk kanë votën dhe nuk konsultohen dhe nuk ka një konsultim gjithëpërfshirës për një propozim konsensual atëherë konsideroj që nuk po duket që e kanë qëllimin e mirë për të kaluar më tutje”, ka thënë ai në T7.
Po ashtu, ai tha se mënyra si propozohet është jokolegiale, duke thënë se ai voton – por mund të ketë ndonjë emër që nuk do e votonte.
Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë pa kryeparlamentar, përkundër se edhe Gjykata Kushtetuese ka lëshuar verdiktet e saj.
Partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk e ka shumicën parlamentare.
PDK dhe AAK janë deklaruar se disa emra do t’i votonin për postin e kryeparlamentarit, ndërkaq LDK është kategorikisht kundër votimit të çfarëdo emri pa marrëveshje politike.