Osmani takohet me të rinj shqiptarë në Austri: Ata kanë një të përbashkët, dashurinë për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Austri është takuar me të rinj shqiptarë. Ajo ka thënë se ata e kanë një të përbashkët “dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”. “Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Austri është takuar me të rinj shqiptarë.
Ajo ka thënë se ata e kanë një të përbashkët “dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”.
“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar Osmani.