Kryetari i PDK-së në Shtime pengohet derisa flet në Asamble, thotë se Qemajl Aliu dhe Adnan Ademi e kërcënuan se do ta “ngrehin zhag”

Kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi sot gjatë fjalimit të tij në Asamble Komunale të Shtimes, është penguar në vazhdimësi nga kryesuesi i seancës, Adnan Ademi. Derisa Jakupi flet për shqetësimet e tij për qeverisjen në këtë Komunë, Ademi dëgjohet teksa tenton ta ndaloj dhe ta pengoj në fjalimin e tij.. Në…

Lajme

25/08/2025 16:24

Kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi sot gjatë fjalimit të tij në Asamble Komunale të Shtimes, është penguar në vazhdimësi nga kryesuesi i seancës, Adnan Ademi.

Derisa Jakupi flet për shqetësimet e tij për qeverisjen në këtë Komunë, Ademi dëgjohet teksa tenton ta ndaloj dhe ta pengoj në fjalimin e tij..

Në lidhje me këtë, Jakupi ka publikuar edhe një video ndërkaq ka thënë se përveç se është penguar, ai edhe është kërcënuar nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe Adnan Ademi.

“Sot, keqpërdoruesit e Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi dhe Qemajl Aliu, tentuan të më ndalin me dhunë fjalën time, madje më kërcënuan hapur se do të më “ngrehin zhag” jashtë sallës së Kuvendit. Ky është skandal dhe dëshmi e qartë se pushteti nepotist e i korruptuar deri në palcë ka frikë nga e vërteta dhe nga fjala e lirë. Por le ta dinë mirë: fjala e lirë e një anëtari të Kuvendit nuk ndalet me kërcënime e dhunë. Përkundrazi, çdo tentativë e tyre për ta shuar zërin e opozitës vetëm sa e forcon vendosmërinë tonë për të denoncuar abuzimet dhe për ta mbrojtur interesin e qytetarëve. Për më shumë, shihni videon më poshtë”, ka shkruar Jakupi në Facebook. /Lajmi.net/

Video: