Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Prizren-Dragash, disa të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren-Dragash. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, shkruan lajmi.net. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren-Dragash.
Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/