Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se një person ka pësuar lëndime nga ky aksident. “Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se një person ka pësuar lëndime nga ky aksident.
“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fadil Vata’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në deklarimin e policisë.