Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në Polici dy persona

Dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi kanë penguar punimet në rrugën “A” në kryeqytet. Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana ka thënë se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. “Sot rreth orës…

Lajme

25/08/2025 11:48

Dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi kanë penguar punimet në rrugën “A” në kryeqytet.

Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka thënë se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, tha Pllana.