Shtrohet asfalti në urën e re mbi Iber në Mitrovicë
Hysen Durmishi, zv/ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka njoftuar se 54 ditë pas nisjes së punimeve, po vazhdojnë përmirësimet në rrjetin rrugor në Mitrovicë. Sot po shtrohet asfalti në urën mbi Ibrit, si dhe në rrugët që e lidhin urën në jug dhe veri të Mitrovicës, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke rritur sigurinë për qytetarët.…

Lajme
Hysen Durmishi, zv/ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka njoftuar se 54 ditë pas nisjes së punimeve, po vazhdojnë përmirësimet në rrjetin rrugor në Mitrovicë.
Sot po shtrohet asfalti në urën mbi Ibrit, si dhe në rrugët që e lidhin urën në jug dhe veri të Mitrovicës, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke rritur sigurinë për qytetarët.
Durmishi theksoi se këto punime janë pjesë e angazhimeve për modernizimin e infrastrukturës rrugore në vend.