Aksident i rëndë në rrugën Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy motrat, plagoset një vajzë tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja tragjike. Si rezultat, dy motrat Ela Dhimaku dhe Rezi Dhimaku kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Antonela Zhupa, e cila ndodhej në të njëjtin automjet, është plagosur…

Lajme
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja tragjike. Si rezultat, dy motrat Ela Dhimaku dhe Rezi Dhimaku kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa Antonela Zhupa, e cila ndodhej në të njëjtin automjet, është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Sarandës, shkruan rtsh.al.
Sipas burimeve policore, automjeti po drejtohej nga Ela Dhimaku kur u përplas me një tjetër mjet.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të dokumentuar provat dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.