Deri në 1 orë pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra. Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç Jarinjë dhe Merdarë ku pritjet shkojnë deri 10 minuta. Përderisa pritjet për…

Lajme

25/08/2025 08:21

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përveç Jarinjë dhe Merdarë ku pritjet shkojnë deri 10 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë, dhe 40 deri në 60 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 06:57 të mëngjesit.