Murati pas dështimit propozon Nagavcin për kryeparlamentare
Pas dështimit për herë të dytë të Hekuran Muratit, për t’u zgjedhur kryeparlamentar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ky pati një propozim. Murati, para të pranishmëve dha emrin e ministres në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci, si kandidate për kryekuvendare.
