Ujësjellësi “Prishtina”: Ka ndërprerje të furnizimit me ujë në “Bregun e Diellit”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se deri në sanimin e problemit qytetarët do të njoftohen. Pa furnizim me ujë…

Lajme

24/08/2025 08:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se deri në sanimin e problemit qytetarët do të njoftohen.

Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë:
Rruga “Mehmet Gradica”;
Rruga “Elez Geci”;
Rruga “Qazim Bobaj”;
Rruga “Afrim Maliqi”.