​Përpjeka e radhës për ta konstituar Kuvendin

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur. Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu,…

Lajme

24/08/2025 08:16

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e katërta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota.

Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan pasi emrat nuk janë problemi kryesor për konsitutimin e Kuvendit, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha se Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Ndërsa, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të jep votë ‘pro’, pa u arritur një marrëveshje politike.

Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër pesëdhjetegjashtë.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator./kp