Levante e ndezi, Barcelona e fiku – përmbysje spektakolare nga katalanasit
Barcelona ka arritur një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Levantes, duke fituar 3-2 në udhëtim dhe duke ruajtur fillimin perfekt të sezonit në LaLiga. Levante e nisi më mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Barcelonës për të kaluar në epërsi, transmeton lajmi.net Iván Romero shënoi golin e parë pas 15 minutash, ndërsa në fund…

Sport
Barcelona ka arritur një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Levantes, duke fituar 3-2 në udhëtim dhe duke ruajtur fillimin perfekt të sezonit në LaLiga.
Levante e nisi më mirë ndeshjen dhe shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Barcelonës për të kaluar në epërsi, transmeton lajmi.net
Iván Romero shënoi golin e parë pas 15 minutash, ndërsa në fund të pjesës së parë, José Luis Morales dyfishoi nga pika e bardhë pas një penalltie të akorduar me VAR.
Barça reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Vetëm tre minuta pas rifillimit, Pedri realizoi një gol të bukur nga distanca për ta ngushtuar rezultatin.
Më pas, Ferran Torres barazoi pas një goditje nga këndi, duke rikthyer besimin te skuadra e Hansi Flick.
Në minutat shtesë, një autogol i mbrojtësit të Levantes, Unai Elgezabal, i dhuroi Barcelonës fitoren dramatike.
Me këtë triumf, Barcelona vazhdon ecurinë e saj të shkëlqyer në kampionat, ndërsa Levante mbetet pa pikë në rikthimin e saj në LaLiga./lajmi.net/