Prishtinë: Dy persona të plagosur si pasojë e therjes me thikë, Policia po heton rastin
Një therje me thikë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku si pasojë dy persona kanë marrë lëndime. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana ka thënë se viktimat dyshohet se janë janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të…

Lajme
Një therje me thikë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku si pasojë dy persona kanë marrë lëndime.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana ka thënë se viktimat dyshohet se janë janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor” ka thënë Pllana.
Teksa lidhur me rastin po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /Lajmi.net/