Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Kllokot

Një burrë ka humbur jetën në Kllokot të Gjilanit, pasi u godit nga një veturë derisa po kalonte rrugën. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e 22 gushtit, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin…

Lajme

23/08/2025 08:51

Një burrë ka humbur jetën në Kllokot të Gjilanit, pasi u godit nga një veturë derisa po kalonte rrugën.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e 22 gushtit, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.