Dimal Basha ia kthen shpejtë ambasadorëve të QUINT-it: Certifikimi i Listës Serbe e vret demokracinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar shpejtë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në lidhje me mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai ka thënë se VV nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të marr pjesë në zgjedhje, por po kërkon ndalimin e Listës Serbe. “Lista Serbe paraqet…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar shpejtë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në lidhje me mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë se VV nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të marr pjesë në zgjedhje, por po kërkon ndalimin e Listës Serbe.
“Lista Serbe paraqet rrëzik për pluralizmin politik, ka brenda saj zyrtarë që kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues, dhe kontrollohet nga Vuçiq. 𝗠𝗼𝘀-𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗟𝗶𝘀𝘁ë𝘀 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗲 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗽ë𝗿 𝘀𝗲𝗿𝗯ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽ë𝗿 𝘃𝗲𝘁 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻ë 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱, 𝗸𝘂𝗿𝘀𝗲 𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗮𝗷 𝗲 𝘃𝗿𝗲𝘁 𝗮𝘁ë“, ka shkruar Basha në Facebook.
Shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, kanë thënë se “çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës”.
“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”, thuhet në këtë reagim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Bashës në Facebook: