Gërvalla refuzon të flas për ish-krerët e UÇK-së, i quan “të akuzuarit e Hagës”

“Figurë e botës së krimit” – kështu e quante në vitin 2020, Donika Gërvalla “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimit. Tash ajo gjendet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Rexhep Selimit dhe bashkëshortes së tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, transmeton lajmi.net Kjo e fundit nuk votoi fare për Gërvallen në seancën e kaluar kur ajo u propozua…

Lajme

22/08/2025 12:06

“Figurë e botës së krimit” – kështu e quante në vitin 2020, Donika Gërvalla “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimit.

Tash ajo gjendet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, partinë e Rexhep Selimit dhe bashkëshortes së tij, Shqipe Mehmeti-Selimi, transmeton lajmi.net

Kjo e fundit nuk votoi fare për Gërvallen në seancën e kaluar kur ajo u propozua nga VV për kryetare të Kuvendit.

Gazetarët sot e kanë pyetur Gërvallën nëse ende i qëndron mbas qëndrimeve të saj për Rexhep Selimin, por ajo refuzoi të komentoi.

“Për asnjërin nga të akuzuarit e Hagës nuk komentoi, ndërkohë që ata ndodhen në një situatë krejt tjetër, as për z.Selimi, as për z.Thaçi, as për z.Veseli, as për z.Krasniqi. Jam ende ministre e Punëve të Jashtme, është gjëja e fundit që mund të bëj është të jap vlerësime apo propozime për njerëzit që momentalisht ndodhen në Hagë.”, tha ajo./lajmi.net/