Krasniqi për kandidimin e Muratit: E sollën edhe njëherë një kandidat që e dinin që nuk i merr votat
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për media pas dështimit të radhës për t’u konstituar Kuvendi. Krasniqi komentoi propozimin e Hekuran Muratit për kryetar të kuvendit, shkruan lajmi.net “Ata e sollën edhe njëherë një kandidat që e dinin që nuk i merr votat. PDK e kemi bërë të qartë që ne nuk e votojm…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për media pas dështimit të radhës për t’u konstituar Kuvendi.
Krasniqi komentoi propozimin e Hekuran Muratit për kryetar të kuvendit, shkruan lajmi.net
“Ata e sollën edhe njëherë një kandidat që e dinin që nuk i merr votat. PDK e kemi bërë të qartë që ne nuk e votojm askënd të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe shefen e grupit parlamentar. VV i ka 35 kandidatë tjerë për t’i propozuar, ndoshta do të zgjidheshin.”, tha ai.
“Duhet të kishte përsëri propozim. Dehari përsëri po e ndërprenë seancën në mënyrë arbitrare.”, u shpreh i pari i PDK-së.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve, nëse nuk ka vullnet nga VV për të bërë zgjidhje, normalisht që zgjedhjet janë opsion”, tha Krasniqi. /lajmi.net/