VV jo serioze – deputetët e tyre ende nuk e dinë se kush do të propozohet sot

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet subjekt jo serioz. Deputeti i këtij subjekti, Ilir Kërçeli para fillimit të seancës tha se tash në mbledhje do të diskutohet emri që do propozohet sot. “Tash e diskutojm në mbledhje.”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net Gazetarja e pyeti se a nuk kanë biseduar fare deri tash për emrin, kjo ishte…

Lajme

22/08/2025 10:41

Lëvizja Vetëvendosje po tregohet subjekt jo serioz. Deputeti i këtij subjekti, Ilir Kërçeli para fillimit të seancës tha se tash në mbledhje do të diskutohet emri që do propozohet sot.

“Tash e diskutojm në mbledhje.”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net

Gazetarja e pyeti se a nuk kanë biseduar fare deri tash për emrin, kjo ishte përgjigja e tij:

“Jo për besë, nuk jemi takuar deri tash. Tash takohemi grupi parlamentar dhe e diskutojmë.”

Në fund, Kërçeli foli për emrat që PDK ka thënë se do t’i jepte votat.

“Ne kemi treguar në të kaluarën që subjektet tjera nuk munden me na përcaktu kandidatin.”, tha ai./lajmi.net/