Agim Ademi uron FC Dritën pas fitores ndaj Differdange: “Vetëm një hap larg historisë evropiane”
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Dritën për fitoren e madhe kundër kampionit të Luksemburgut, Differdange 03, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës. Kampioni i Kosovës shënoi fitore 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së grupeve të kësaj…

Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar FC Dritën për fitoren e madhe kundër kampionit të Luksemburgut, Differdange 03, në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës së grupeve të kësaj gare prestigjioze evropiane, transmeton lajmi.net
Në një postim të bërë pas ndeshjes, Ademi vlerësoi lartë performancën dhe angazhimin e ekipit nga Gjilani, duke theksuar se kjo fitore e afron klubin drejt një arritjeje historike jo vetëm për Dritën, por për tërë futbollin kosovar.
“FC Drita është vetëm një hap larg arritjes historike në arenën evropiane,” shkroi Ademi.
“Albert Dabiqaj, në minutën e 30-të dhe Besnik Krasniqi, në minutën e 80-të nga penalltia, realizuan golat e fitores së madhe dhe premtuese për kualifikim në fazën e grupeve.”
Kreu i FFK-së nuk harroi të përgëzojë edhe stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët “Intelektualët”, për përkrahjen dhe frymën pozitive në stadium. Ai theksoi rëndësinë e menaxhimit të kujdesshëm të ndeshjes së kthimit në Luksemburg, e cila do të jetë vendimtare për realizimin e një suksesi historik.
“Ju priftë e mbara dhe suksese në ndeshjen e kthimit!”, përfundoi Ademi./lajmi.net/