Drita fiton ndeshjen e parë ndaj Differdange, afër fazës grupore të Conference League

Skuadra gjilanase Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për kualifikim në fazën e grupeve të UEFA Conference League, duke mposhtur ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange, me rezultat 2:1. Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dritën, pasi Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 30-të, transmeton…

Sport

21/08/2025 21:55

Skuadra gjilanase Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës “play-off” për kualifikim në fazën e grupeve të UEFA Conference League, duke mposhtur ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange, me rezultat 2:1.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dritën, pasi Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 30-të, transmeton lajmi.net

Më pas, mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 60-të, por Drita riktheu epërsinë përmes Besnik Krasniqit, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 80-të.

Kjo ishte ndeshja e parë e fazës finale kualifikuese për Conference League.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Luksemburg, ku Drita do të kërkojë ta ruajë epërsinë dhe të shkruajë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të një gare evropiane./lajmi.net/