PDK-ja abstenon nga certifikimi i Listës Serbe: Këto prova duhet të vinë nga institucionet
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se të gjitha institucionet kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe. Ai tha se do të abstenojnë nga votimi. “Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime…

Lajme
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se të gjitha institucionet kanë rekomanduar certifikimin e Listës Serbe.
Ai tha se do të abstenojnë nga votimi.
“Është dashur që këto informata me i pranu në mënyrë institucionale. Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti. Nuk duam të bëhemi pjesë e luftës mediale, meqënëse konsiderojmë që rruga duhet të jetë krejtësisht institucionale, dhe veprimet institucionale. Nuk duhet të kontribuojmë duke e gjujt temat të cilat janë të paargumentuara në organin që e kanë vendin, MPB dhe organet e tjera të sigurisë”, tha ai.