Subvencionimi për libra, Nagavci: Deri tani janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime. Ajo ka njoftuar se janë duke verifikuar aplikimet, dhe se procesi po zhvillohet pa pengesa, transmeton Telegrafi. “Deri më tani, janë verifikuar 730,064 aplikime,…

Lajme

21/08/2025 14:59

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se brenda gjashtë ditëve të para nga hapja e sistemit për aplikim për subvencionim, përmes platformës e-Kosova, janë pranuar gjithsej 144,337 aplikime.

Ajo ka njoftuar se janë duke verifikuar aplikimet, dhe se procesi po zhvillohet pa pengesa, transmeton Telegrafi.

“Deri më tani, janë verifikuar 730,064 aplikime, duke treguar angazhim dhe efikasitet të lartë në menaxhimin e procesit. Procesi po zhvillohet pa pengesa, dhe deri tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga prindërit, çka dëshmon për funksionalitetin dhe transparencën e sistemit. Ky proces po realizohet me sukses në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI). Verifikimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të organizuar”, ka pohuar Nagavci.

Ajo ka ftuar të gjithë prindërit dhe kujdestarët që nuk kanë aplikuar ende për fëmijët e tyre, të përfitojnë nga kjo mundësi përmes platformës e-Kosova.