Varroset Greta Kryeziu, Haradinaj: Do të kujtohet gjithmonë si shembull i dashurisë për njerëzit

Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë. Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj. Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të…

Lajme

21/08/2025 14:36

Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.

Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj.

Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme.

“Por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë”.

“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit”, tha Haradinaj.

Ai u shprehu ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të saj.

Greta Kryeziu vdiq të mërkurën nga një sëmundje e rëndë.