Përparim Rama thotë se gati është lidhur Veterniku me rrugën A: E kemi një bllokadë të vogël prej Qeverisë por edhe ajo do të zgjidhet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videadresimi ka njoftuar për punimet që janë duke u bërë në rrugën që do ta lidh Veternikun me Rrugën A. Ai ka thënë se kjo gjë do të bëhet për herë të parë. Rama ka folur edhe për një ‘’bllokadë të vogël” që ua ka krijuar qeveria. ‘‘Për…

Lajme

21/08/2025 11:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videadresimi ka njoftuar për punimet që janë duke u bërë në rrugën që do ta lidh Veternikun me Rrugën A.

Ai ka thënë se kjo gjë do të bëhet për herë të parë.

Rama ka folur edhe për një ‘’bllokadë të vogël” që ua ka krijuar qeveria.

‘‘Për herë të parë këtu kemi me pas lidhjen e Veternikut me rrugën A. Po e shihni që gati e kemi lidh. Normal një bllokadë të vogël prej qeverisë si gjithmonë që mos me na e lon omel shumë, mirëpo edhe ajo do të zgjidhet. Punimet vazhdojnë, Prishtina s’ndalet”, ka thënë ai.