Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit
Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar mesfushorin ofensiv të Crystal Palace, Eberechi Eze, duke tentuar ta “rrëmbejë” nga dora e Tottenhamit, që kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Arsenal ka bërë një ofertë më të lartë për lojtarin dhe për klubin, ndërsa Crystal Palace tashmë e…

Sport
Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar mesfushorin ofensiv të Crystal Palace, Eberechi Eze, duke tentuar ta “rrëmbejë” nga dora e Tottenhamit, që kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Arsenal ka bërë një ofertë më të lartë për lojtarin dhe për klubin, ndërsa Crystal Palace tashmë e ka pranuar ofertën e “Topçinjve”, transmeton lajmi.net
Ky vendim i Arsenalit erdhi pas lëndimit të Kai Havertz, duke i shtyrë ata të kërkojnë përforcime urgjente në mesfushë.
Tottenham ishte në bisedime të avancuara për ditë me radhë, por tashmë pritet të tërhiqet, ndërsa Arsenal është favorit për ta finalizuar transferimin.
Eze pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 60 milionë funte./lajmi.net/