“Dardanët” me thirrje publike për Leon Avdullahun: Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që Kombin e gëzon, veq në Kosovë nuk je i huaj.
Tifogrupi më i madh i përfaqësueses së Kosovës në futboll, “Dardanët”, ka bërë një thirrje të veçantë publike për talentin e ri Leon Avdullahu, duke i kërkuar që të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, “Dardanët” e kanë krahasuar Leonin me një luan, që sipas tyre…

Sport
Tifogrupi më i madh i përfaqësueses së Kosovës në futboll, “Dardanët”, ka bërë një thirrje të veçantë publike për talentin e ri Leon Avdullahu, duke i kërkuar që të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, “Dardanët” e kanë krahasuar Leonin me një luan, që sipas tyre mund të mbretërojë vetëm te kombëtarja e Kosovës – dhe jo të jetë një emër i radhës që zgjidhet nga përfaqësuese të tjera për interesa afatshkurtra, transmeton lajmi.net
“Leon, hajde me luanët. Kosova është vendi i gjyshit e babit tënd, ti je shqiponja që kombin e gëzon. Veç në Kosovë nuk je i huaj,” thuhet në postim.
“Dardanët” pohojnë se nuk kanë bërë më herët thirrje publike për ndonjë lojtar të ri, por këtë herë ndihen të detyruar të reagojnë përballë interesimit të disa përfaqësueseve të tjera që, sipas tyre, po synojnë ta bindin Leonin të luajë për ta.
“Nuk mund të heshtim përballë thirrjeve e tentimeve të kombëtareve të treta për ta marrë yllin tonë, Leonin,” shkruajnë ata.
Ata kujtojnë shembuj të sportistëve të tjerë që janë ndjerë të përjashtuar nga përfaqësueset që i kishin përqafuar vetëm kur kishin sukses, duke iu referuar rastit të Mesut Ozilit:
“Jo siç thoshte Ozil: kur dështoja isha turk, e kur shënoja gjerman.”
Mesazhi përfundon me një premtim publik ndaj Leonit se në Kosovë nuk do të jetë vetëm një emër në listë, por një vlerë që çmohet përtej rezultateve:
“Këtu vlen. Këtu çmohesh. Këtu do të të duan pa interes.”
Leon Avdullahu është njëri ndër emrat më premtues të futbollit, me rrënjë nga Kosova, që aktualisht luan jashtë vendit. Debati për të ardhmen e tij ndërkombëtare ka ngjallur interes të madh, sidomos pas lajmeve për interesimin e federatave të tjera për ta aktivizuar në radhët e tyre.
Postimi i plotë: