Maliqi jep dy shpjegime pse VV s’po bën kompromis: Ish-opozita po tregohet më se korrekte
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën politike në vend, ku sot, në seancën vazhduese të konstituimit të Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Kushtetuese, parlamenti s’u konstitua. Maliqi në reagimin e tij vlerësoi se partitë që kanë qenë në opozitë, janë duke u treguar ‘’më se korrekte’’ dhe të gatshme për të votuar…

Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën politike në vend, ku sot, në seancën vazhduese të konstituimit të Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Kushtetuese, parlamenti s’u konstitua.
Maliqi në reagimin e tij vlerësoi se partitë që kanë qenë në opozitë, janë duke u treguar ‘’më se korrekte’’ dhe të gatshme për të votuar një kandidat më konsensual prej Vetëvendosjes për kryetar/e të Kuvendit.
Në deklarimin e tij në Facebook, ai ka dhënë edhe dy shpjegime se pse VV s’po bën kompromis, duke përmendur si të parin shembull mungesën e dëshirës me projektu dobësi para publikut.
Si shpjegim të dytë, ai tha se mund të jetë që ‘’ka qenë një zhagitje e qëllimshme’’ për të mos lejuar konstituimin.