Bajrami: LVV-ja e ka ditur që as Gërvalla nuk i merr votat e nevojshme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është fare e interesuar që të zgjidhet situata në Kuvendin e Kosovës. Ajo theksoi se edhe propozimi i Donika Gërvallës ishte vetëm një veprim për të prolonguar konstituimin e Kuvendit. “Sot u propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk kishin…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është fare e interesuar që të zgjidhet situata në Kuvendin e Kosovës.
Ajo theksoi se edhe propozimi i Donika Gërvallës ishte vetëm një veprim për të prolonguar konstituimin e Kuvendit.
“Sot u propozuan dy kandidate për të cilat dihej se nuk kishin votat. Është e qartë se nuk kishte mbështetje as për Haxhiun, as për Gërvallën,” tha Bajrami, duke shtuar se “zyret e qeverisë janë të uzurpuara dhe vendimet që po merren janë joligjore”, ka thënë Bajrami.
Ajo i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të trajtojë seriozisht 17 kallëzimet penale që LDK ka dorëzuar.
“VV-ja nuk ka as interes për të konstituar Kuvendin, sot propozuan dy kandidate për të cilat dihet se nuk i kishin votat. E kanë pasur të qartë që nuk kanë vota as për Haxhiun e as për Gërvallën. Është fatkeqësi që sot nuk kemi institucione, janë të uzurpuara zyrat e qeverisë, janë jashtë mandatit, vendimet që po merren janë të gjitha joligjore. I bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale të merret seriozisht me 17 kallëzimet penale që i kemi dërguar.”