Krasniqi thotë se nuk ka vota për ministrat e Kurtit: Janë përgjegjës për degradimin e Kosovës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është deklaruar në hollin e Kuvendit të Kosovës në lidhje me propozimet e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, e që dështuan të dyat. Ai ka thënë se PDK e përsërit qëndrimin e tyre, duke thënë se e votojnë një kandidat/e të pranueshme nga VV-ja…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot është deklaruar në hollin e Kuvendit të Kosovës në lidhje me propozimet e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, e që dështuan të dyat.
Ai ka thënë se PDK e përsërit qëndrimin e tyre, duke thënë se e votojnë një kandidat/e të pranueshme nga VV-ja e që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.
“Është obligim me e votu dikë që i merr votat. Aty ideale nuk është askush, e kanë mundësi me e propozu dikë që nuk ka qenë ministër. Është kompromis që e kemi ofru pa e kërku, dhe Gjykata Kushtetuese e ka vërtetu që është obligim kompromisi dhe koncensusi. Unë besoj që nëse ata duan të kenë një zgjidhje, sot munden ta kryejnë këtë punë”, ka shtuar Krasniqi.
Ai ka thënë se nuk ka vota për Haxhiun dhe as për ministrat e Kurtit.
“Nuk i dalloj ministrat e Qeverisë Kurti, janë bashkarisht përgjegjës për degradimin e jashtëzakonshëm që i është bërë Kosovës për këto 4 vite e gjysmë së paku. Aktgjykimi është i qartë më shumë së 3 herë nuk munden me e propozu dikë. Nëse duan me zgjedh dikë nuk kanë nevojë për taktizim. Ne kemi ardh të gjithë deputetët e PDK-së me shpresën për të zgjidhur bllokadën”, ka thënë Krasniqi.